Meriton Mjekiqi 'godet' Luiz Ejllin: I ka bërë autogol karrierës
Meriton Mjekiqi së fundmi është vënë para disa pyetjeve të vështira nga Marina Vjollca në "Kampionët e botës".
Moderatorja e vuri artistin para disa pyetjeve të shpejta, por jo fort të thjeshta.
Duke e paralelizuar skenën me një fushë futbolli e kësisoj reperët me lojtarët, atij iu desh të jepte emra dhe të fliste pa filtra.
- YouTubeyoutube.com
"A ka ndonjë që të ka surprizuar me autogol në karrierë", ka qenë pyetja që iu parashtrua.
"Po, Luiz Ejlli", u shpreh ai.
Duket se raporti i tyre ka qenë i mirë pasi Meritoni realizoi ndër intervistat e para me artistin shkodran pas daljes nga Big Brother VIP Albania 2, ku edhe u shpall fitues.
Sidoqoftë, me këtë deklaratë mori edhe një 'unfollow' nga Luizi në rrjete sociale. /Telegrafi/


