Menduh Thaçi nuk ka ndërmjetësuar për ''pajtimin'' e Ramës me Metën
15/08/2015
Në pyetjen e gazetarit për zërat e ndërmjetësimit në ngrirjen e raporteve mes Ramës dhe Metës, Thaçi deklaroi:
“Jo i kam që të dy miq, boll kam hallet e mije dhe hallet e njerëzve që i përfaqësoj dhe nuk hy në ngatërresa, po për të fol fjalë të mira flas, edhe te Iliri për Ramën edhe te Rama për Ilirin, edhe te Ramushi për Hashimin, edhe te Hashimi… jemi një gjeneratë të politikanëve të cilët njihemi, stabiliteti i Shqipërisë na ndihmon të gjithëve shumë”. përfundoi Thaçi./Telegrafi/


