Please enter at least 3 characters.

Melania e festoi ditëlindjen në një darkë zyrtare të Trump me kryeministrin e Japonisë

2019/04/MelaniaDonaldJaponi-1-e1556528747685.jpg
339:"WASHINGTON, DC - APRIL 26: U.S. President Donald Trump and first lady Melania Trump welcome Japanese Prime Minister Shinzo Abe and his wife Akie Abe to the White House April 26, 2019 in Washington, DC. Trump and first lady Melania Trump hosted Abe and his wife for dinner on the first lady's birthday. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, e ka festuar ditëlindjen e 49-të, ndërsa festa e saj është shndërruar në një darkë me kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe bashkëshorten tij, Akie.

'Festojmë ditëlindjen e Zonjës sonë të Parë. Është ditëlindja e saj, prandaj e pyeta nëse do t'i pëlqente që kryeministri Abe dhe bashkëshortja e tij të na bashkoheshin për darkë".

"Ajo tha se nuk do t'i pëlqente me askënd tjetër më shumë të darkonte (sesa me ta)", ka treguar Donald Trump përmes faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Edhe Melania ka shkruar në Instagram se është ndier e nderuar që e ka festuar ditëlindjen me kryeministrin japonez dhe gruan e tij.

Ditëlindjen e kaluar, Zonja e Parë e ka festuar në shtëpi larg syrit publik, por Trump e kishte përmendur gjatë një interviste të atëhershme. /Telegrafi/