Mehmet Kraja: Të gjithë ata që sot u shfaqën si themelues të LDK-së, nuk janë të tillë
23/12/2018
Shkrimtari Mehmet Kraja, ka atakuar veprimtarët aktualë të LDK-së.
Përmes një statusi në Facebook, duke komentuar shënimin e 29-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), ka thënë se “të gjithë ata që sot u shfaqën si themelues të LDK-së, nuk janë të tillë”.
Ndryshe, Mehmet Kraja është një ndër shkrimtarët që së bashku me Jusuf Buxhovin, Ibrahim Berishën dhe Xhemajl Mustafën kishin nisur themelimin e një partie politike shqiptare në ish-sistemin jugosllav.
Kraja ka punuar edhe si gazetar në Rilindje, pastaj në Universitet, ndërsa është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës./Telegrafi


