Mehani reagon pas intervistimit të Lushtakut: Jam më i fortë se kurrë, nuk dorëzohem “deri në frymën e fundit”
Hysni Mehani nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, i cili dje u sulmua fizikisht, ka reaguar pas intervistimit të Sami Lushtakut.
Ai ka deklaruar se “sulmet tinzare” nuk do ta ndalin.
Përmes një postimi, Mehani ka bërë të ditur se gjendja e tij është e mirë dhe se ndihet “më i fortë se çdo herë”, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë kontaktuar pas ngjarjes.
“Të dashur miq, unë jam mirë dhe më i fortë se çdo herë. E kam të pamundur me ju përgjigjë secilit, por ju falenderoj secilin”, ka shkruar ai.
Mehani ka shtuar se, siç u shpreh, “sulmet tinzare me banda” as nuk e ndalin dhe “asnjëherë nuk do të fitojnë” mbi të.
“Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin dhe asnjëherë nuk do të fitojnë mbi mua, deri në frymën e fundit”, ka shkruar Mehani.


