Please enter at least 3 characters.

Medvedev, bloggeri numër një në Rusi

2016/01/f.0213153911424_210.jpg

Nga gjithsejt 23 nominime, për të cilat kanë votuar më shumë se 500 mijë përdorues të Runet, vendi i parë i ka takuar presidentit të famshëm të Rusisë, Dimitri Medvedev.

Thuhet se ai i përdor këto rrjete sociale në baza të rregullta, për t’i njoftuar të gjithë njerëzit për komunikimin dhe aktivitetet e tij të përditshme.

Llogaria e Medvedev në LiveJournal është aktive që nga prillit i vitit 2009, ndërsa aty mund të gjenden një numër i madh i videove dhe gjërave tjera që lidhen me punën e tij.

Ndërsa, llogaria e tij zyrtare në Twitter ndiqet nga më shumë se 190 njerëz, që dëshirojnë të informohen për punën e tij si president. / Telegrafi /