Please enter at least 3 characters.

Mediet ndërkombëtare raportojnë për tërmetet në Shqipëri

2019/11/termet-shqiperi-e1574754503342.jpg

Tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit është pasqyruar gjerësisht dhe në mediet e huaja të cilat e kanë cilësuar si tërmetin më të fortë prej dekadave.

Tërmeti më i fortë prej dekadash trondit Shqipërinë, viktima, të plagosur, të zhdukur dhe dëme të shumta materiale dhe panik tek qytetarët.

Janë këto termat më të përdorura nga mediet e huaja të cilat i kanë dhënë jehonë të madhe tërmetit që goditi Shqipërinë.

Gjashtë të vdekur, ndërtesa të shembura nga tërmeti më i madh në dekada në Shqipëri

Një tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë: Së paku 6 të vdekur, 300 të lënduar

Gjashtë të vdekur dhe të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.4 godet Shqipërinë duke shembur ndërtesat

Mediet italiane raportojnë se lëkundjet janë ndjerë dhe në territorin e Italisë, në Pulia dhe Bazilikatë ndërsa Reuters, Daily Mail, Asociated Press e shumë të tjera konfirmojnë viktimat dhe më shumë se 100 të plagosur.

Goditja më e fortë ishte me magnitudë 6.5, 34 kilometra në veri perëndim të Tiranës dhe u shënua në 03.54, me epiqendër në Durrës.

Në shumë zona është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa forcat e ushtrisë kanë gërmuar në gërmadhat e ndërtesave të shembura me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

Personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kryesisht kishin fraktura dhe ndrydhje. /Abc News/