Please enter at least 3 characters.

Mediat e japin të kryer kalimin e Joao Marios te Interi

2016/08/joao-mario1.jpg

Sporting Lisbona janë të përgatitur për të dorëzuar Joao Marion tek Inteir për 45 milionë euro me një pagesë për dy vitet e ardhshme.

Klubi portugez përsëriti dje se nuk ka nevojë për të shitur yllin e tyre të mesfushës, por raportet në Itali dhe Portugali pasqyrojnë një tabelë shumë të ndryshme.

Gazeta A Bola pretendon se Sporting janë të gatshëm për të pranuar koston e operimit dhe për të lejuar kufizimet e Intrerit për Fair Play Financiar.

Kjo do të thotë se Joao Mario do te huazohet në San Siro për 10 milionë euro me një opsion të detyrueshëm blerje në 2017-18 për një tjetër shifër prej 35 milionë euro.

Por, sipas gazetës portugeze Record, Presidenti i klubit, Bruno de Carvalho nuk ka dhënë ende miratimin e këtij plani.

Ndërsa, Joao Mario ka rënë dakord tashmë për një kontratë pesë-vjeçare me vlerë të kontratës prej 3 milionë euro në sezon, pagë kjo shumë më e madhe se paga e tij aktuale.

Edhe Corriere dello Sport është i bindur se portugezi do të fluturojë të martën për testet mjekësore te Interi. /Telegrafi/