Mediat botërore: Reali, klubi më i mirë në botë
Los Blancos arritën ta mbyllnin vitin kalendarik me 4 trofe të fituar duke bërë më mirë se çdo klub tjetër në botë.
Vlerësimet për skuadrën Mbretërore, nuk kanë fund sidomos pas suksesit që arriti në Botërorin e klubeve, të zhvilluar ditë më parë.
Së fundmi është agjensia e lajmeve Associated Press që i ka përzgjedhur Los Blancos si klubin më të mirë të vitit 2014.
Pas votimeve të realizuara nga korrespondentët e këtij agjencioni të shpërndarë në gjithë botën, Reali grumbulloi 137 pikë duke lënë pas dy skuadrat Atletico Madridit dhe Bayern Munich.
Edhe pse je fitoi La Ligan si dhe shkoi deri në finalen e Championsit, ekipi i Diego Simeones nuk mori më shumë se 81 pikë në këtë klasfikim special, derisa gjiganti gjerman morri 73 pikë.
Pesshja e parë kompletohet nga Barcelona dhe Chelsea, ndërsa pas tyre vinë me rradhë klube të tilla si Manchester City, Marseille, Lyon, Napoli dhe Juventusi që pozicionohet në vendin e 10-të. /Telegrafi/


