Please enter at least 3 characters.

Medel: Interi beson në vendin e tretë

2016/01/medel-jemi-p-euml-r-titull_hd.jpg

Gary Medel thotë se Interi po beson se mund të përfundojë në vendin e tretë.
Nerazzurët janë aktualisht në vendin e pestë në Serie A pas startit të vështirë të vitit 2016.

“Fitorja ndaj Juventusit në Kupë ishte ndeshje perfekte. Ajo ishte ndeshja ime e preferuar. Më pas ishte ndeshja ndaj Romës ku unë kam shënuar. Nuk ka rëndësi kush shënon. Ne besojmë në vendin e tretë”, theksoi Medel.

Interi përballet së pari me Bolognan, e më pas edhe me Romën, në duelin direkt për vendin e tretë. /Telegrafi/