Please enter at least 3 characters.

Me plisa në kokë dhe simbolin e shqiponjës me duar, Era dhe Nora i urojnë shqiptarët për Ditën e Flamurit

2018/11/era-e1543421450907.jpg

Era Istrefi është përfshirë në frymën festive të 28 Nëntorit duke uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit.

Këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë ka sjellë një fotografi të shkrepur në Athinë të Greqisë.

Ajo ka pozuar së bashku me motrën e saj, këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, tekso në kokë i kanë vënë plisat.

Për më shumë, dy yjet tona të muzikës e kanë formuar simbolin e shqiponjës me duar.

“Krenarë kudo që jemi”, është përshkrimi i fotografisë së postuar.

Festën e Flamurit shqiptarëve ua ka uruar më herët edhe Nora përmes një postimi në Instagram.

“Urime 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/