Please enter at least 3 characters.

“Më mbushët me dashuri”, Beatrix Ramosaj publikon video duke interpretuar këngën që ia kushtoi Donaldit

2022/01/collage-2-19-scaled.jpg

Beatrix Ramosaj vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur, “Faj”.

Këtë këngë ia dedikoi partnerit të tij, aktorit Donald Veshaj, meqenëse lidhja e tyre u diskutua mjaft shumë si një kundërpërgjigje për të gjitha ata që i kritikuan.

Në projekt, artistja nga Kosova e përshkruan marrëdhënien që krijoi me Veshajn duke ia bërë të qartë edhe audiencës.

Ajo ditën e sotme (e diel) është shfaqur pas një kohe në rrjetet sociale duke treguar në një mënyrë se është në gjendje të mirë shëndetësore e po ashtu ka falënderuar ndjekësit për përkrahjen.

“Më mbushët me dashuri, jeta. E keni dëgjuar ‘Faj’ akoma’”, u shpreh ajo.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet, disa prej të cilëve mezi kanë pritur për një rikthim të Trixës.

Kënga ndërkaq për vetëm tri ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/