Please enter at least 3 characters.

Me koreografi dhe skena interesante, Melisa Lleshi lanson klipin e këngës “Inati”

2021/07/melissa.jpg

“Inati” është titulli i këngës më të re të Melisa Lleshit që është kompletuar me videoklip.

Kantautori Irkenc Hyka qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin së bashku me Lorenc Hasramën.

Për miksimin dhe masterizimin e këtij projekti muzikor është kujdesur JoJo.

Lidhur me anën vizuale është angazhuar produksioni Imagine Films që e ka xhiruar videon muzikore.

“U kry” dhe “Leje” janë këngët e mëparshme të Melisës që janë pritur mirë nga publiku dhe të njëjtën rrugë pritet ta ndjekës edhe “Inati”. /Telegrafi/