Please enter at least 3 characters.

Me dukje provokuese, Adelina Berisha paralajmëron klipin e ri

2022/09/ADELINA-B.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.

Ajo është në përgetitje të një projekti të ri muzikor, që do të publikohet së shpejti.

Këtë Berisha e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.

Ajo është shfaqur mjaft provokuese në setin e xhirimeve, e veshur me një kostum të zi me copëza transparente.

“Së shpejti”, ka shkruar këngëtarja e hitit “S’ta fal” në mbishkrimin e fotografive, duke bërë kështu të ditur se kënga e saj do të vijë shumë shpejt.

Adelina përndrydhe gjatë verës ka qenë mjaft aktive me prurje muzikore dhe koncerte e mbrëmje të shumta.

Ajo solli një duet me Sabianin mjaft të pëlqyer nga publiku, të titulluar “Ma kadal”, që tashmë numëron mbi gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/