Me 20 mijë euro të padeklaruara në kufi, 37-vjeçari nën hetim
15/02/2023
Një 37-vjeçar po hetohet pasi tentoi të kalonte pikën kufitare të Muriqanit me 20 mijë euro të padeklaruara.
Shuma e parave e fshehur në automjetin që drejtonte u sekuestrua.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


