Please enter at least 3 characters.

Më 18 maj në Ohër mbahet takimi partiak parlamentar për procesin "Jean Monnet"

2016/11/Partite-politike-logo-bashke-1.jpg

24Vesti raporton se më 18 maj të këtij viti, në Ohër do të mbahet takimi i partive politike, për procesin "Jean Monnet".

Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe deputetët dhe kryekuvendari Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ftesat janë dërguar nga trojka e eurodeputetëve, Vajgl, Fleckenstein dhe Kukan.

Nga dy përfaqësues të grupeve parlamentare do të diskutojnë për përmirësimin e dialogut parlamentar pozitë-opozitë./Telegrafi/