Please enter at least 3 characters.

McGregor i gatshëm ta zë vendin e Khabib dhe të ndeshet me Ferguson

2020/03/ConorMcGregor-e1585684665582.jpg
283:"LAS VEGAS, NEVADA - JANUARY 18: Conor McGregor walks across the Octagon after defeating Donald Cerrone (L) in a welterweight bout during UFC246 at T-Mobile Arena on January 18, 2020 in Las Vegas, Nevada. McGregor won by a TKO in the first round. (Photo by Steve Marcus/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Conor McGregor, John Kavanagh, ka thënë se irlandezi mund të përballet me Tony Ferguson në UFC 249 duke zënë vendin e Khabib Nurmagomedov, i cili është bllokuar në Rusi si pasojë e coronavirusit.

Ferguson dhe Nurmagomedov është dashur të përballeshin më 18 prill, mirëpo kriza e coronavirusit i ka prishur të gjitha planet. Ndërkaq, ‘Notorious’ nuk është ndeshur që nga muaji janar kur fitoi ndaj Donald Cerrone.

Presidenti i UFC-së, Dana White, dëshiron që evenimenti i UFC-së të ndodhë, madje edhe me dyer të mbyllura.

Conor McGergor vs Khabib Nurmagomedov (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, Khabib ndodhet në Rusi dhe ai vend është bllokuar si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Justin Gaethje është përmendur si kundërshtari që mund ta zëvendësojë yllin nga Dagestani për duelin ndaj Ferguson.

Në një sondazh në ESPN, se nëse Tony duhej ndeshur me Gaethje ose ta priste Nurmagomedovin, trajneri i McGregor ka dalë me një opsion të ri.

“Ndoshta një opsion i tretë...”, ka thënë Kavanagh duke aluduar për Conor. /Telegrafi/