Please enter at least 3 characters.

Mbyllet pjesa e parë në barazim, Bullgaria na shënon në fund

2019/06/62203630_2098317973630250_7853855301445877760_o.jpg

Kosova edhe pse ishte në epërsi ndaj Bullgarisë, pësoi gol në fund të  pjesës së parë.

Ndeshja nisi shumë mirë për djelmoshat tanë që në minuta e para të ndeshjes arritën të krijonin disa raste.

Pas rasteve erdhi edhe goli që u shënua nga Milor Rashica në minutën e 14-të. Aksion i bukur i Kosovës.

Pas golit djelmoshat tanë nuk u zmbrapsën.

https://twitter.com/kosovanfooty/status/1138160926601961472

Ata krijuan disa raste me Bersat Celinën dhe Vedat Muriqin, por fati nuk ishte me ta.

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë pas një gabimi të lojtarëve tanë, më së miri u gjend Ivelin Popov që barazoi rezultatin në minutën e 43-të.

Celina tentoi ta kthejë epërsinë, por goditja e tij shkoi pran portës.

https://www.dailymotion.com/video/x7ar38n?fbclid=IwAR1YEtxtccoUsGe8hbsiYDAZBbXuN2IjlN6_fiifPKmaHRzd6P29-vUsr-A

Mbajtja e topit ishte e barabartë, ndërsa me goditje drejt portës Kosova ishte më e mirë 8:5.

Ndeshje e mirë e Kosovës në pjesën e parë./Telegrafi/

Statistikat e pjesës së parë

Bullgaria                    Statistika                   Kosova

1          Gola                                                   1

4          Tentime të përgjithshme              8

2          Brenda kuadratit të portës          2

2          Jashtë kuadratit të portës            5

0          Bllokada                                            1

4          Goditje nga këndi                           1

2          Pozita jashtë loje                            1

51%    Posedimi i topit                               49%