Please enter at least 3 characters.

Mbyllet pjesa e parë mes Ukrainës dhe Austrisë

2021/06/37f4814b6f9e2a4c3175841c986b47f9o2.jpg

Austria ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Ukrainës me rezultat 1-0 në kuadër të rrethit të tretë të Grupit C në Euro 2020.

Pas vetëm 21 minutash, austriakët kaluan në epërsi nëpërmjet Christoph Baumgartner, që u asistua nga David Alaba.

Ukraina më pas tentoi t’i barazonte shifrat në 1-1, me Mykola Shaparenko (29’) që bëri një goditje të fuqishme, por Daniel Bachmann bëri pritje fantastike.

Foto: uefa.com

Në minutën e 37-të, Konrad Laimer i Austrisë lëshoi një goditje të mirë, mirëpo Georgi Bushchman po ashtu bëri pritje të madhe.

Austriakët lëshuan një shans tjetër të mirë, pasi Marko Aranutovic nuk qëlloi saktë në kuadratin e portës. /Telegrafi/