Please enter at least 3 characters.

Mbyllet për qarkullim rruga Shtërpcë-Prevallë, shkak protesta e paralajmëruar për në orën 12:00

2022/02/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-1-e1653898358257.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se për disa orë do të jetë e mbyllur sot rruga Shtërpcë-Prevallë.

Mbyllja e saj do të ndodh për shkak të një proteste që është paralajmëruar të mbahet sot nga ora 12:00 në Shtërpcë.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bënë të ditur se rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë.

“Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/