Please enter at least 3 characters.

Mbyllet derbi i ‘çmendur’ me dhjetë gola: Liverpooli eliminon Arsenalin nga Carabao Cup

2019/10/GettyImages-1184473786.jpg
295:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 30: Gabriel Martinelli of Arsenal scores his team's third goal past Caoimhin Kelleher of Liverpool during the Carabao Cup Round of 16 match between Liverpool and Arsenal at Anfield on October 30, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli e ka eliminuar Arsenalin nga 1/8 e finales së Carabao Cup me anë të gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 5-5.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë në ‘Anfield Road’, Shkodran Mustafi i kaloi The Reds në epërsi, pasi e futi topin në rrjetën e tij.

Por, The Gunners u këndellën shpejtë dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Lucas Torreiras (19’).

Liverpool vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Skuadra nga veriu i Londrës më pas e përmbysi rezultatin me golin e shënuar nga Martinelli që shënoi në minutën e 26-të.

Mesfushori brazilian ishte teje i disponuar për lojë, pasi shënoi edhe golin e tretët dhe të dytin personal në ndeshje në të 36-në minutë.

Liverpool vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Para se të mbyllej pjesa e parë, The Reds e ngushtuan epërsinë e Arsenalit me penalltinë e realizuar nga James Milner (43’).

Pjesa e dytë filloi më mirë nga mysafirët që e thelluan epërsinë me golin e Ainsley Maitland-Niles (54’), pas një gabimi që bëri kapiteni i Liverpoolit.

Liverpool vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 58-të kur Adam Lallana asistoi për Alex Oxlade-Chamberlain që shënoi nga distanca një gol të bukur për 4-3.

Divock Origi (62’) u shërbye mjaftë mirë nga Curtis Jones, për t’i barazuar shifrat në 4-4, por që londinezët ishin më kërkues.

Liverpool vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Arsenali arriti që ta rikthente epërsinë me anë të James Willock në minutën e 70-të, nga asistimi i Mattia Guendouzit, mirëpo vendasit i barazuan përsëri shifrat me golin e Origit (90'+4) që ishte i dyti për të në këtë takim.

Ndeshja më pas shkoi në gjuajtjen e penalltive, gjersa Liverpooli ishte më i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar pesë, për dallim nga Arsenali që shënoi katër. /Telegrafi/