Please enter at least 3 characters.

Mbyllet afati kalimtar veror në Ligën Premier, klubet kanë bërë disa tranferime interesante në ditën e fundit

2019/08/philippe-coutinho-paulo-dybala-christian-eriksen_1aojj1lb99t681daxoj2pgd3qs.jpg

Afati kalimtar veror i vitit 2019 është vetëm disa orë larg mbylljes në Angli, ndërsa disa prej klubeve të Ligës Premier janë të gatshme të bëjnë edhe disa shpenzime para fillimit të sezonit 2019/2020.

Tifozët e kampionatit anglez janë duke pritur që klubet e tyre t'i bëjnë lëvizjet finale për t'i përforcuar pozitat ku kanë dyshime dhe pika të dobëta. Afati kalimtar veror në Ligën Premier mbyllet të enjten (8 gusht) në ora 18:00.

Telegrafi ju mban të informuar në kohë reale me një mbulim special deri në çastet e fundit të afatit kalimtar veror në futbollin anglez.

08/08/2019 21:25-Zyrtare: David Luiz kalon te Arsenali

David Luiz ka kaluar nga  Chelsea te Arsenal, duke nënshkruar për dy vite.

Luiz ka qenë lojtari më i përfolur i ditës së fundit të këtij afat.

08/08/2019 20:26-Mbyllet afati kalimtar në Premier League

Edhe pse ishte paraparë që David Luiz të kalonte te Arsenal nga Chelsea dhe Alex Iwobi në Everton nga Arsenali, skuadrat nuk i kanë zyrtarizuar këto transferime.

Mediat angleze raportuan se ekipet kishin dorëzuar para orës 18:00 dokumentacionin, por deri më tani ka munguar zyrtarizimi nga klubet.

08/08/2019 20:02-Zyrtare: Dennis Praet kompleton transferimin te Leicester

Mesfushori belg Dennis Praet ka kompletuar transferimin tek skuadra angleze Leicester City.

Belgu u transferua në Ligën Premier nga Sampdoria për 18 milionë funte.

Praet që ishte objektiv i Milanit, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me 'Dhelprat'.

08/08/2019 19:58-Zyrtare: Mohamed Besic transferohet te Sheffield United

Sheffield United ka kompletuar huazimin e mesfushorit boshnjak Mohamed Besic.

Besic i është bashkuar skuadrës së rikthyer në Ligën Premier si huazim një vjeçar nga Everton.

08/08/2019 19:31-Chelsea e huazon Izzy Brownin në Championship

Chelsea ka vazhduar huazimin e lojtarëve në Championship.

Skuadra londineze e ka huazuar sulmuesin Izzy Brown tek Lutton.

Brown do të jetë për një vit pjesë e Luttonit në Championship.

08/08/2019 19:11-Në pritje të katër zyrtarizimeve të fundit

Liga Premier njoftoi se deri në ora 19:00 pritet të ndodhin edhe gjashtë transferime.

Tottenham Hotspur zyrtarizoi dy nga to, Ryan Sessegnon dhe Giovani Lo Celso, ndërsa janë edhe katër lojtarë të tjerë në pritje të zyrtarizohen tek skuadrat e reja.

*David Luiz në Arsenal
*Alex Iwobi në Everton
*Mo Besic në Sheffield United
*Kevin Danso në Southampton

08/08/2019 18:52-Trevoh Chalobah huazohet te Huddersfield

Chelsea a ka huazuar mesfushorin Trevoh Chalobah në Championship te Huddersfield.

08/08/2019 18:50-Zyrtare: Ryan Sessegnon transferohet te Tottenham Hotspur

Ryan Sessegnon është bërë me skuadër të re, por që nuk ka lëvizur nga Londra.

Mbrojtësi i majtë anglez ka kaluar te Tottenham Hotspur nga skuadra tjetër londineze Fulham.

Spurs kanë paguar 25 milionë funte për transferimin e Sessegnon.

19-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate prej gjashtë viteve me Spurs.

08/08/2019 18:23-Zyrtare: Lo Celso transferohet te Tottenham

Tottenham Hotspur ka transferuar mesfushorin argjentinas Giovani Lo Celso.

Argjetninasi i është bashkuar Spursave nga Real Betis për një shumë prej 60 milionë funteve.

08/08/2019 18:16-Sheffield Wednesday e merr në huazim Jacob Murphyn

Sheffield Wednesday ka arritur ta fitoj garën me ekipet tjera angleze për Jacob Murphyn.

Sulmuesi anglez është larguar në huazim nga Newcastle për një vit tek Sheffield Wednesady.

Në garë për lojtarin ishin edhe Huddersfield dhe Derby Couny.

08/08/2019 18:12-Zyrtare: Chris Wilock huazohet te WBA

West Bromwich Albion ka vazhduar përforcimet në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Skuadra nga Championship ka marrë në huazim një vjeçar talentin anglez Chris Wilock nga Benfica.

08/08/2019 18:10-Danny Drinkwater huazohet te Burnley

Mesfushori Danny Drinkwater është larguar nga Chelsea pas dy sezoneve në Londër.

30-vjeçari është huazuar për një vit tek skuadra nga Liga Premier, Burnley.

08/08/2019 18:04-18:00 - Mbyllet afati kalimtar në Angli

Është mbyllur afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Angli.

Telegrafi do t'iu mbajë të informuar për transferimet që kanë ndodhet në minutat e fundit.

08/08/2019 18:03-Zyrtare: Scott Carson i bashkohet Manchester Cityt

Portieri veteran, Scott Carson ka kompletuar transferimin te Manchester City.

33-vjeçari i bashkohet kampionëve të Anglisë nga skuadra Derby County.

Carson te City do të jetë portier i tretë pas Ederson dhe Claudio Bravo.

08/08/2019 17:56-Evertoni po përshpejton për të nënshkruar me Alex Iwobi

Skuadra angleze Everton janë të vendosur për të nënshkruar me Alex Iwobi.

Everton i ka bërë një ofertë në minutat e fundit Arsenalit prej 40 milionë funteve për sulmuesin nigerian.

Mbetet të shihet nëse Topçinjtë do të pranojnë shitjen e Iwobit.

08/08/2019 17:54-Zyrtare: Andy Caroll rikthehet në Newcastle

Andy Caroll është rikthyer edhe zyrtarisht në Newcastle.

Sulmuesi anglez ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Laraskat pas largimit nga West Ham United.

Newcastle tanimë e ka prezantuar yllin e saj me një video ku përfshin golat e tij sa ishte pjesë e klubit nga viti 2006 deri më 2011.

08/08/2019 17:52-Zyrtare: Kieran Tierney transferohet te Arsenali

Arsenali ka kompletuar më në fund transferimin e skocezit Kieran Tierney.

Mbrojtësi i majtë i bashkohet Arsenalit nga skuadra skoceze Celtic për një shumë rreth 25 milionë euro.

22-vjeçari tanimë është prezantuar nga Arsenali.

08/08/2019 17:21-Zyrtare: Cristian Pavon transferohet te LA Galaxy

Sulmuesi argjentinas, Cristian Pavon është transferuar te Los Angeles Galaxy.

23-vjeçari ishte dëshirë e disa klubeve evropiane, por ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në MLS.

Ka qenë skuadra amerikane që e ka zyrtarizuar argjentinasin, por pa dhënë detaje rreth këtij transferimi nga Boca Juniors.

08/08/2019 17:18-Tottenham refuzon ofertën e Watford për Danny Rose

Tottenham Hotspur nuk po e lejon largimin e mbrojtësit Danny Rose.

Edhe pse kanë arritur transferimin e Ryan Sessegnon për krahun e majtë të mbrojtjes, Spurs nuk duan ta lënë të lirë Rosen.

Finalistët e Ligës së Kampionëve kanë refuzuar ofertën prej 14 milionë funteve të Watford për reprezentuesin anglez.

Rose (Getty Images)

08/08/2019 17:15-Zyrtare: Eddie Nketiah huazohet te Leeds

Sulmuesi i talentuar anglez, Eddie Nketiah është huazuar te Leeds.

Arsenal ka vendosur ta huazojë për një vit sulmuesin e tyre tek skuadra pretendente për tu futur në Ligën Premier.

08/08/2019 17:01-Zyrtare: Lukaku transferohet te Interi

Romelu Lukaku ndodhet në Milano dhe tanimë ka bërë një video me fanellë të Interit.

Sulmuesi belg pritet pas pak të zyrtarizohet nga gjiganti italian Inter.

Ish-anëtari i Manchester United tanimë ka përshëndetur tifozët interistë.

Ky transferim i ka kushtuar Interit rreth 80 milionë euro, ndërsa belgu do të ketë një pagë prej 7,5 milionë euro në stinor.

08/08/2019 16:50-Ryan Sessegnon i bashkohet Tottenhamit, zyrtarizimi pas pak

Talenti anglez Ryan Sessgnon ndodhet në qendrën stërvitore të Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi i majtë ka pozuar me fanellën e klubit dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet nga çasti në çast.

Sessegnon i bashkohet 'Gjelave' nga skuadra tjetër angleze Fulham.

08/08/2019 16:49-Zyrtare: Aaron Mooy kalon te Brighton nga Huddersfield

Mesfushori australian Aaron Mooy është zyrtarisht futbollist i Brighton.

Skuadra elitare angleze e ka transferuar australianin nga Huddersfield, ekip që ka rënë në Championship.

08/08/2019 16:38-Kessie refuzon kalimin në Angli

Wolverhampton ishte në bisedime me mesfushorin Franck Kessie, por ai dëshiron të qëndrojë te Milan.

Wolves kishin marrëveshje për 28 milionë euro për Kessien, por kanë hasur në vështirësi për ta gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale.

Franck Kessie. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

08/08/2019 16:35-Zyrtare: Watford transferon talentin Ismaila Sarr

Skuadra angleze Watford ka bërë një përforcim të madh, duke kompletuar transferimin e Ismaila Sarr.

Sulmuesi 21-vjeçar vjen nga skuadra franceze Rennes për një shumë prej 35 milionë funteve.

Watford tanimë e ka prezantuar talentin e jashtëzakonshëm francez.

08/08/2019 16:32-Luiz arrin për teste mjekësore te Arsenali

Mbrojtësi brazilian, David Luiz ka arritur në London Colney, ku do t’i kryej testet mjekësore para transferimit te Arsenali.

Transferimi i qendërmbrojtësit do t’i kushtojë Arsenalit tetë milionë funte.

08/08/2019 16:21-Charlie Austin transferohet te WBA

Sulmuesi anglez Charlie Austin i është bashkuar skuadrës nga Championship, West Bromwich Albion.

Austin i bashkohet WBA-së nga skuadra elitare Southampton për një shumë prej katër milionë funteve.

08/08/2019 16:18-Andy Caroll për teste mjekësore te Newcastle United

Sulmuesi anglez Andy Caroll aktualisht është në St James Park, ku pritet t'i bëjë testet mjekësore te Newcastle United.

Për Caroll ky është një rikthim tek klubi i fëmijërisë ku kaloi pesë vite nga 2006 deri më 2011 para se t'i bashkohet Liverpoolit.

30-vjeçari do t'i bashkohet 'Laraskave' nga skuadra tjetër angleze West Ham United.

08/08/2019 16:04-Vetëm edhe dy orë

Na ndajnë vetëm edhe dy orë nga mbyllja e afatit kalimtar të verës në Ligën Premier. Shumica e klubeve ende janë duke punuar në shtije/blerje, qëndroni me ne për detaje.

08/08/2019 15:53-Zyrtare: WBA huazon Diaganan

Mesfushori Grady Diangana është huazuar te West Bromi nga West Ham Unitedi.

08/08/2019 15:53-Me 12 blerje dhe 15 shitje të lojtarëve, Aston Villa përfundon periudhën e transferimeve

Aston Villa ka qenë një ndër ekipet me më së shumti transferime gjatë afatit kalimtar të verës.

Ata kanë sjell hiq më pak se 12 fytyra të reja në klub dhe me kaq kanë përfunduar periudhën e blerjes së lojtarëve gjatë verës.

Ndërkohë, 15 lojtarë janë larguar nga klubi që kur u rikthyen në ligën elitare angleze - Liga Premier.

08/08/2019 15:38-Augustin pritet ta zëvendësojë Zahan te Crystal Palace

Jean-Kevin Augustin i RB Leipzig mbetet një ndër objektivat e Crystal Palace.

Futbollisti 22-vjeçar do të kushtonte rreth 15 milionë euro dhe mbetet në Gjermani, por është në gatishmëri për të fluturuar drejt Londrës.

Wilfried Zaha pritet të brakstis Palacesn për Evertonin.

08/08/2019 15:28-Yapi nënshkruan për Brightonin

Brightoni e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit francez, Romaric Yapi, nga Paris Saint-Germaini.

08/08/2019 15:19-Unitedi nuk do ta transferojë Mandzukicin

Manchester Unitedi nuk do ta transferojë Mario Mandzukicin nga Juventusi në këtë afat kalimtar, njofton Sky Sports.

Djajtë e Kuq kishin hyrë në bisedime për 33-vjeçarin, por e kanë tërhequr interesimin.

08/08/2019 15:14-Lecesteri arrin marrëveshje për Praet

Leicester City ka arritur marrēveshje për çmimin e anësorit të Sampdorias, Dennis Praet. Sipas The Sun, klubi anglez do të paguajë 18 milionë funte për të.

08/08/2019 15:12-Danny Drinkwater pritet të huazohet te Burnley

Danny Drinkwater është afër një rikthimi në futboll!

Duke pasur parasysh se nuk është paraqitur që nga ndeshja e sezonit të kaluar të Community Shield, Burnley është afër të bien dakord për huazim njëvjeçar me Chelsean.

Paga është pengesa e vetme dhe të dyja klubet janë duke negociuar një kompromis.

08/08/2019 14:50-Everton kërkon dyshen e Unitedit

Evertoni është në kërkim të një mbrojtës të qendrës, por edhe të krahut të majtë.

Një ndër objektivat kryesore është Marco Rojo i Manchester Unitedit.

Kësaj të fundit, The Blues gjithashtu po ia kërkojnë në formë huazimi edhe Chris Smallingun.

Me Kurt Zouma që mbetet te Chelsea, Marco Silva dëshiron një qendërmbrojtës me përvojë për të garuar me Yerry Mina dhe Michael Keanen.

08/08/2019 14:41-Liverpooli nuk do të bëjë transferime

Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli nuk do të përfshihet në tregun e transferimeve në orët e mbetura të afatit kalimtar veror.

Në këtë mënyrë e ka bërë të qartë se Philippe Coutinho nuk do të kthehet në Anfield.

08/08/2019 14:40-Zaha nuk po stërvit me Crystalen, sulmuesi kërkon transferimin te Evertoni

Wilfried Zaha raportohet se nuk po stërvit me Crystal Palace.

Sulmuesi ka refuzuar të dalë në stërvitjet e sotme të ekipit dhe ka shkaktuar spekulime se brenda disa orëve do të largohet.

Everton është skuadra më e interesuar për ish-sulmuesin e Manchester Unitedit.

08/08/2019 14:35-Luiz gati të ndërrojë ekip, por jo qytet

Në rast se David Luiz do të kalonte nga Chelsea te Arsenali, do ishte një nga transferimet më të papritura në Ligën Premier. Pasi dy klubet nga Londra kanë rivalitet të madh mes vete dhe një kalim i tillë nuk do të pritej mirë nga Blutë.

08/08/2019 14:29

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Callum Elder, është pranë transferimit te Hull City, bën të ditur Sky Sports.

08/08/2019 14:25

Danny Drinkwater iu është nënshtruar testeve mjekësore te Burnley para huazimit të tij te Chelsea, raporton The Telegraph.

08/08/2019 14:22

Shrewsbury Town e ka transferuar sulmuesin e Millwallit, Steve Morison, deri në fund të sezonit.

08/08/2019 14:17-Arsenali e kërkon, por Barca llogaritë në Coutinhon

11:"David Ramos119:" during the La Liga match between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Camp Nou on August 18, 2018 in Barcelona, Spain.

Kanë mbetur edhe disa orë deri tek përfundimi i afatit kalimtar të verës për ligat angleze.

Philippe Coutinho ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë klub anglez, ani pse së fundi u raportua se do të kalojë te Arsenali...më shumë.

08/08/2019 13:52-Wolves afër blerjes së Kessies

Sipas SportItalia, Wolverhampton Wanderers dhe Milani kanë arritur marrëveshje për blerjen e Franck Kessie për 28 milionë euro. Klubi anglez do të paguajë 25 milionë euro, dhe pastaj tre tjera në formë të bonusve.

Arsyeja e largimit të mesfushorit është sepse ai nuk është në planet dhe idetë e trajnerit Marco Giampaolo.

08/08/2019 13:46-Watfordi shfaq interes për Danny Rose

Sipas Daily Mail, Watfordi ka shfaqur interes për të nënshkruar me Danny Rose nga Tottenhami. Mbrojtësit të majtë i është thënë se nuk është në planet e Mauricio Pochettinos dhe kështu është lënë jashtë ekipit për turneun para-sezonal.

08/08/2019 13:37-Një angleze dhe dy klube turke pas Khediras

Sami Khedira pritet të ndryshojë ambient. Mesfushori nuk ka shumë hapësira te skuadra italiane e Juventusit, e cila së fundi ka angazhuar edhe Aaron Ramseyn si dhe Adrien Rabiotin.

Raportohet se ekipi më i interesuar për lojtarin është Arsenali, i cili po mundohet të përforcohet në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës.

Khedira gjithashtu mund të transferohet te njëra prej ekipeve turke, Besiktas ose Fenerbahce.

08/08/2019 12:53-Carroll mund të rikthehet te Newcastle

Sipas Daily Mail, Andy Carroll mund të kthehet te klubi i tij i lindjes, anglezi është në kërkim të një skuadre pas largimit nga West Hami, dhe dëshira e tij është ish-ekipi nga i cili u largua në vitin 2011 për t'i bashkuar në atë kohë Liverpoolit.

08/08/2019 12:26-Praet drejt Ligës Premier

Mesfushori i Sampdoria, Dennis Praet, është pothuajse lojtar i Leicester Cityt, ai tashmë ka mbërritur në Angli për t'i bërë testet mjekësore. Ky transferim pritet t'i kushtojë ish-kampionëve 20 milionë euro.

Dennis Praet (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

08/08/2019 12:25-Shkëmbimi i lojtarëve mes Arsenalit dhe Chelseat, por edhe lojtarët që kanë luajtur në të dyja klubet

Arsenali dhe Chelsea kanë rivalitet të madh në Ligën Premier, por në disa raste ka ndodhur transferime mes të dyja ekipeve.

Megjithatë janë disa lojtarë që kanë luajtur në të kaluarën në dyja klubet dhe më poshtë i kemi disa prej rasteve më të mëdha.

Arsenal -> Chelsea

Emmanuel Petit (Arsenal 1997–2000/Chelsea 2001–2004)
Nicolas Anelka (Arsenal 1997–1999/Chelsea 2008–2012)
Ashley Cole (Arsenal 1999–2006/Chelsea 2006–2014)
Spain Cesc Fabregas (Arsenal 2003–2011/Chelsea 2014–2019)
Olivier Giroud (Arsenal 2012–2018/Chelsea 2018)

Chelsea -> Arsenal

Lassana Diarra (Chelsea 2005–2007/Arsenal 2007–2008)
William Gallas (Chelsea 2001–2006/Arsenal 2006–2010)
Yossi Benayoun (Chelsea 2010–2013/Arsenal on loan 2011–2012)
Petr Cech (Chelsea 2004–2015/Arsenal 2015–2019)

08/08/2019 12:20-Tottenham-Dybala, duket se do të dështojë

Pasi Juventusi humbi garën për Romelu Lukaku, tani kanë ndryshuar mendje edhe Paulo Dybalan. Sipas BBC, Zonja e Vjetër tani nuk dëshiron të shes argjentiasin, dhe kështu marrëveshja me Spurs mund të konsiderohet e dështuar.

08/08/2019 12:12-Newcastle bën blerjen e katërt të verës

Klubi anglez ka transferuar mbrojtësin suedez, Emil Krafth, nga Amiens në Ligue 1. Sipas Sky Sports, besohet se ky transferim ka kushtuar pesë milionë funte (5.42 milionë euro).

08/08/2019 12:00-City kërkon huazimin e portierit veteran, Carson

Manchester City po kërkon ta huazojë për një periudhë njëvjeçare portierin veteran, Scott Carson.

Citizens aktualisht kanë në dispozicion Edersonin si dhe Claudio Bravon gjersa ka huazuar reprezentuesin e Kosovës, Arijanet Muriqin.

08/08/2019 11:55-West Brom në bisedime me Austinin

Sipas Sky Sport, West Brom është në bisedime me Southamptonin  për sulmuesin Charlie Austin. Anglezi në sezonin e fundit shënoi vetëm dy gola në 25 paraqitje në Ligën Premier.

Charlie Austin (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

08/08/2019 11:27-Luiz te Arsenali, duket e kryer

Sipas Sky Sports, David Luiz, aktualisht është duke i kryer testet mjekësore te Arsenali dhe largimit i tij nga Chelsea edhe zyrtarisht prite të ndodhë shumë shpejt.

08/08/2019 11:18-Zyrtare: Redmond vazhdon me Southamptonin

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, kështu ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2023.

08/08/2019 11:07-Tottenham-Fulham, pajtohen për Sessegnon

Sipas Goal, Ryan Sessegnon tashmë ka filluar testet mjekësore te Tottenhami dhe së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i tij. Besohet se blerja e tij nga Fulhami i ka kushtuar Spurs rreth 30 milionë euro.

08/08/2019 10:57-Meritan Shabani afër Wolvesit

Sipas Sky Sport, futbollisti shqiptar raportohet se do të transferohet gjatë ditës së sotme te Wolverhampton, ku tashmë ka arritur në Angli dhe ka përfunduar testet mjekësore.

08/08/2019 10:30-Zyrtare: West Hami transferon Ajetin

West hami ka njoftuar se ka blerë Alban Ajetin, sulmuesi shqiptari kaloi nga Baseli te klubi anglez për tetë milionë funte (8.6 milionë euro) dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare. Lajmi i plotë dhe deklarata e lojtarit.

08/08/2019 10:26-Guardiola ka shpenzuar 193 milionë euro për mbrojtës anësorë te City

Që nga ardhja e tij te Manchester City, Pep Guardiola, është fokusuar shumë tek mbrojtësit anësor, ku deri më tani për blerjen e lojtarëve që ka dashur në këtë pozitë ka shpenzuar 193 milionë euro. I fund është Joao Cancelo, ndërsa në këtu e keni listën e plotë.

08/08/2019 10:14-Unitedi kthen sytë nga Mandzukici

Tani që Romelu Lukaku i është bashkuar Interit, Man Utd ka rikthyer interesin për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic. Sipas Sky Sport Italia, kroati është shumë afër kalimit te Djajtë e Kuq, por në rast se ai dështon, Fernando Llorente i Tottenhamit është zgjedhja e dytë.

08/08/2019 10:08-Evertoni mendon transferimin e Rojos

Sipas Daily Mail, trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka njoftuar Marcos Rojon se ai më nuk është në planet e tij dhe kështu mbrojtësi argjentinas ka filluar menjëherë kërkimet për një ekip të ri. Për lojtarin menjëherë është ofruar Evertoni, të cilët dëshirojnë fillimisht vetëm huazimin e lojtarit.

08/08/2019 09:45-United ka katër alternativa për zëvendësimin e Lukakus

Romelu Lukaku do të përfundojë sot transferimin nga Manchester United në Inter, pasi Djajtë e Kuq kanë pranuar ofertën prej 75 milionë eurove.

Duke marrë parasysh se sot është dita e fundit e afatit të kalimtar në Angli duket se United nuk ka një zëvendësim adekuat për belgun.

Por, mediat angleze njoftuan se në vend të shtatgjatit, United ka katër alternativa dhe i pari është sulmuesi i Atletico Bilbaos, Inaki Williamsin...më shumë.

08/08/2019 09:33-Walker-Peters i Tottenhamit objektiv i dy klubeve angleze

Crystal Palace dhe Southampton po këmbëngulin në transferimin e mbrojtësit të Tottenham Hotpur, Walker-Peters.

08/08/2019 09:05

Brighton synon blerjen e mesfushorit të Huddersfieldit, Aaron Mooy.

08/08/2019 08:45

Newcastle kërkon ta huazojë anësorin e Norwich Cityt, Jacob Murphy

08/08/2019 08:34-Lampard aprovon kalimin e Luizit te Arsenali

Arsenali mund ta transferojë mbrojtësin e Chelseat, David Luiz, i cili mezi po pret të largohet nga The Blues.

Trajneri Frank Lampard raportohet se ka dhënë dritën e gjelbër dhe pritet ta shes rreth dhjetë milionë euro gjersa operacioni do të përfundojë deri në ora 18:00... më shumë.

08/08/2019 08:14

Anësori i Southamptonit, Josh Sims i bashkohet skuadrës amerikane të New York Red Bulls

08/08/2019 08:00-Celtic arrin marrëveshje me Arsenalin për Tiernayn

Arsenali dhe Celtici kanë rënë dakord për transferimin e Kieran Tierneyt.

Reprezentuesi skocez gjatë ditës së sotme do të udhëtojë drejt Londrës për t'iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të arrij edhe marrëveshje personale.

"Boys" janë të zhgënjyer me ofertën e propozuar nga Gunners, të cilët e kanë vlerësuar lojtarin 25 milionë euro... më shumë.

08/08/2019 07:45

Eddie Nketiah, sulmuesi i Arsenalit, nis bisedimet me Leeds Unitedin

08/08/2019 02:01-Tottenhami e preferon Dybalan para Coutinhos

Tottenhami po e tërheq interesimin për Philippe Coutinhon, pasi dëshiron të fokusohet te transferimi I Paulo Dybala - njofton Le10Sport.

08/08/2019 01:55-Eriksen e refuzon Unitedin

Ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen, u ka dhënë fund spekulimeve për një kalim te Manchester Unitedi - raporton Daily Mail.

27-vjeçari preferon kalimin në Spanjë, ku kërkohet nga Atletico Madridi dhe Real Madridi.

08/08/2019 01:45-Juve ka përfituar 28 milionë euro nga shkëmbimi Cancelo-Danilo

Joao Cancelo ka shkuar te Manchester City për 65 milionë euro.

Danilo ka nënshrkuar për Juventusin për 37 milionë euro.

Kjo do të thotë se nga kjo marrëveshje, Zonja e Vjetër ka përfituar 28 milionë euro.

08/08/2019 01:37-George Puskas nënshkruan për Readingun

Readingu e ka transferuar sulmuesin e Interit, George Puscas.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

08/08/2019 01:32-McCarthy transferohet te Palace

Mesfushori i Evertonit, James McCarthy, i është nashkuar Crystal Palace. Çmimi i transferimit nuk është bërë i ditur.

08/08/2019 00:03-Ajeti shumë pranë West Hamit

West Hami është gjithnjë e më pranë që të arrijë marrëveshje me Baselin për transferimin e sulmuesit shqiptar, Albian Ajeti, për tetë milionë funte.

Ajeti nuk luajti në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër ekipit austriak LASK, pasi pritet të nënshkruajë për klubin anglez në orët e fundit të afatit kalimtar.

07/08/2019 23:50-Lukaku për testet mjekësore te Interi

Romelu Lukaku do t'u nënshtrohet ekzamimimeve mjekësore te Interi të enjten (8 gusht) - raporton Sky.

Sulmuesi belg do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin italian.

07/08/2019 23:19-Kryetitujt e mbrëmjes

Manchester City e ka transferuar Joao Cancelon nga Juventusi, ndërsa Danilo ka shkruar në drejtim të kundërt.

Romelu Lukaku është shumë pranë transferimit te Interi pas ofertës së re në vlerë prej 83.5 milionë eurosh.

Tottenhami ka arritur marrëveshje për transferimin e Giovani Lo Celso nga Real Betisi.

Arsenali ka arritur marrëveshje me Celticun për transferimin e Kieran Tierney.

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, pritet t'i bashkohet Arsenalit para mbylljes së afatit kalimtar.

Evertoni e ka huazuar Djibril Sidiben nga Monaco, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Philippe Coutinho e ka refuzuar huazimin te Tottenhami, ashtu që kalimi në Ligën Premier është thuajse i pamundur.

Wilfried Zaha ka kërkuar nga Crystal Palace që të largohet.

Tottenhami pritet që të enjten ta zyrtarizojë Ryan Sessegnonin nga Fulhami.

Watfordi e ka zyrtarizuar transferimin e ish-sulmuesit të Arsenalit, Danny Welbeck, si lojtar të lirë.

07/08/2019 23:06-Camarasa huazohet te Betisi

Victor Camarasa i është bashkuar Crystal Palace në formë huazimi njëvjeçar nga Real Betisi.

07/08/2019 22:44-Arsenali arrin marrëveshje për çmimin e Kieran Tierney

Burime të Sky bëjnë të ditur se Arsenali dhe Celticu kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kieran Tierney.

Mbrojtësi i majtë është nisur për në Londër dhe të enjten pritet të nënshkruajë me Topçinjtë.

07/08/2019 22:37-Evertoni huazon Sidiben

Mbrojtësi i djathtë i Monacos, Djibril Sidibe, i është bashkuar Evertonit në formë huazimi njëvjeçar.

07/08/2019 22:19-Arsenali shumë pranë marrëveshjes për Luiz

Arsenali është në prag të transferimit të mbrojtësit të Chelseat, David Luiz.

Braziliani pritet ta kompletojë transferimin mëngjesin paraditen e të enjtes.

07/08/2019 21:55-Danny Rose pritet të qëndrojë te Tottenhami

Mbrojtësi i majtë i Tottenham Hotspur, Danny Rose, duket se do të qëndrojë te Spursat - shkruan The Sun.

Paris Saint-Germaini dhe Juventusi janë dy klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

07/08/2019 21:38-Zyrtare: Danilo nënshkruan për Juven

Danilo Luiz Da Silva, i njohur thjesht si Danilo, ka nënshkruar për Juventusin, si pjesë e marrëveshjes së kalimit të Joao Cancelos te Manchester City.

(Foto: juventus.com)

07/08/2019 21:36-Zyrtare: Joao Cancelo nënshkruan për Cityn

Manchester City e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë të Juventusit, Joao Cancelo.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me kampionin e Ligës Premier.

LAJMI I PLOTË >>

07/08/2019 21:33-Tomori dhe Ake në planet e Evertonit

Evertoni planifikon transferimin e Fikayo Tomori (nga Chelsea) dhe Nathan Ake (nga Bournemouthi) - shkruan The Sun.

07/08/2019 21:29-Tottenhami dhe Betisi arrijnë marrëveshje për Lo Celson

Tottenhami thuhet të ketë arritur marrëveshje në vlerë prej 60 milionë eurosh për mesfushorin e Real Betisit, Giovani Lo Celso.

Giovani Lo Celso dhe Gerard Pique (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

07/08/2019 21:26-Arsenali nuk heq dorë nga Kieran Tierney

Arsenali vazhdon angazhimin për transferimin e mbrojtësit të majtë të Celticut, Kieran Tierney - thonë burimet e Sky.

Nëse arrihet marrëveshja për çmimin, lojtari është i gatshëm të luajë për Topçinjtë.

07/08/2019 21:23-Unitedi gati të paguajë 88 milionë euro për Williams

Sipas El Chiringuito TV, Manchester Unitedi është gati ta paguajë klauzolën e Inaki Williams (88 milionë euro) për transferimin e sulmuesit të Athletic Bilbaos, i cili shihet si zëvendësim për Romelu Lukakun që është shumë pranë kalimit te Interi.

07/08/2019 21:00-Dybala e refuzon edhe ofertën e Tottenhamit

Paulo Dybala i ka thënë ‘jo’ edhe njëherë tjetër Ligës Premier, duke e refuzuar kësaj radhe Tottenhamin.

Fillimisht ai kishte refuzuar një shkëmbim me Romelu Lukakun dhe kalimin te Manchester United, ndërsa sulmuesi argjentinas i ka thënë jo edhe Tottenham Hotpsurit.

LAJMI I PLOTË >>>

07/08/2019 20:49-Refuzohet oferta e Evertonit për Alex Iwobi

Evertoni ka bërë ofertë prej 30 milionë funtesh për Alex Iwobi, por është refuzuar.

Alex Iwobi (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

07/08/2019 20:46-Emery e do edhe një mbrojtës

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, thotë se klubi i tij dëshiron ta transferojë një mbrojtës qendror para mbylljes së afatit kalimtar të enjten.

"Nëse mundemi në ditën e fundit, do të përpiqemi të nënshkruajmë me një qendërmbrojtës, por dikë që ka kapacitet të na ndihmojë", ka thënë Emery për Sky Sports News.

07/08/2019 20:41-Douglas Luiz nënshkruan për Aston Villan

Mesfushori i Manchester Cityt, Douglas Luiz, i është bashkuar Aston Villa.

07/08/2019 20:39-Neres rinovon me Ajaxin, nuk shkon te Unitedi

Sulmuesi brazilian, David Neres, ka nënshkruar kontratë të re me Ajaxin (deri në vitin 2023) që do të thotë se nuk do të shkojë te Manchester Unitedi.

07/08/2019 20:37-Disa statistika të David Luiz te Chelsea

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, dëshiron të largohet nga Blutë dhe t'i bashkohet Arsenalit.

Braziliani ka statistika fantastike në krahasim me kolegët e tij në fazën e mbrojtjes te londinezët.

Ai njëherësh ka regjistruar 4.039 pasime, duke qëndruar vetëm prapa Cesar Azpilicuetas, i cili është para tij.

(Foto: skysports.com)

07/08/2019 20:34-Nketiah akoma nuk i ka kryer testet mjekësore te Bristoli

Sulmuesi i Arsenalit, Eddie Nketiah, është dashur t'iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Bristol City, mirëpo burime të Sky thonë se kjo akoma nuk ka ndodhur.

Leeds United dhe Fortuna Dusseldorf janë klubet tjera të interesuara për të.

07/08/2019 20:32-Lukaku shumë afër Interit

Interi më në fund kanë rënë dakord që të paguajë 80 milionë euro për sulmuesin belg të Manchester United, Romelu Lukaku.

Pothuajse të gjitha mediumet si në Angli, ashtu edhe në Itali, si Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano, Tuttomercatoweb, Calciomercato.com, The Sun, Daily Mail, të gjithë raportojnë se është arritur marrëveshja verbale mes klubeve që Lukaku të bashkohet me Interin.

Romelu Lukaku . (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

07/08/2019 20:29-West Hami pas Ajetit

West Hami po shpreson ta transferojë sulmuesin e Baselit, Albian Ajeti, për të cilin është gati të shpenzojë tetë milionë funte.

07/08/2019 20:06-Transferimet që mund të ndodhin në orët e fundit

Tottenham Hotspur lidhet me Paulo Dybala (Juventus) dhe Giovani lo Celso (Real Betis), ndërsa Christian Eriksen pritet të largohet. Spursat thuhet se nuk janë më të interesuar për Philippe Coutinhon.

Manchester Unitedi është lidhur edhe me Dybalan edhe me Eriksenin. Nga ana tjetër, Romelu Lukaku pritet të nënshkruajë me Interin. Derisa edhe Paul Pogba është nga ata që mund të largohen, megjithëse për largimet ka kohë.

Christian Eriksen (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka nevojë për mbrojtës (pas largimit të Laurent Koscielny te Bordeaux), ndërsa David Luiz i Chelseat është bërë shënjestër befasuese. Po ashtu, opsion janë edhe Kieran Tierney (Celtic) dhe Dayot Upamecano (RB Leipzig).

Manchester City dhe Liverpooli duken të kënaqur me skuadrat e tyre dhe nuk pritet ndonjë aktivitet në orët e fundit. Chelsea nuk ka të drejtë të blejë lojtarë.

Evertoni pritet të jetë i angazhuar në mbyllje të afatit kalimtar, me Alex Iwobi (Arsenal) dhe Wilfried Zaha (Crystal Palace) që janë në planet e tyre.

Paulo Dybala (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

07/08/2019 19:48-Schick refuzon Newcastlen, e do vetëm Borussia Dortmundin

Sulmuesi i Romës, Patrik Schick, thuhet se e ka refuzuar një huazim te Newcastle United, për ta vazhduar karrierën te Borussia Dortmund, lëvizje që e do me çdo kusht.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

07/08/2019 19:47-Tottenhami, një lëvizje të fundit për Hysajn

Tottenham Hotspur janë të lidhur me mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Spursat kanë nevojë për përforcime, sidomos në krahun e djathtë pasi shiti Kieran Trippier dhe e humbi Juan Foyth nga dëmtimit.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

07/08/2019 19:46-David Luiz largohet nga qendra stërvitore e Chelseat, gati transferimi te Arsenali

Tifozët e Arsenalit janë më shumë të prirë për një qendërmbrojtës të ri dhe L’Equipe raporton për David Luizin e Chelseat.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

07/08/2019 19:45-Eriksen refuzon Unitedin, danezi kërkon kalimin në La Liga ose Serie A

Christian Eriksen raportohet se edhe përfundimisht ka refuzuar të transferohet te skuadra e Djajve të Kuq pasi që po preferon të luajë në La Liga ose Serie A.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

07/08/2019 19:44-Unitedi me ofertë për Dembelen e Lyonit

Manchester Unitedi ka bërë një ofertë për sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele.

Ish-sulmuesi i Celticut ishte i lidhur me një transferim në Old Trafford në fillim të kësaj vere, por interesimi fillestar i klubit anglez më pas paksa u zbeh.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

07/08/2019 19:43-Monaco i ofron pagë vjetore prej 12 milionë eurove Xherdan Shaqirit

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, mund të ndryshojë ambient pak orë para fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>