Mbyllet afati kalimtar në basketbollin e Kosovës – këto janë të gjitha transferimet e bëra
Federata e basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se tashmë ka përfunduar zyrtarisht afati kalimtar dimëror në basketboll, që kishte filluar më 2 janar.
Në këtë afat kalimtar kishte shumë lëvizje, me skuadrat që janë përforcuar me lojtarë vendorë dhe të huaj, në mënyrë që të arrijnë synimet që kanë për stinorin pranveror, që fillon në këtë fundjavë.
Padyshim se transferimi më me bujë është i Dardan Berishës, i cili kaloi nga Sigal Prishtina te Peja.
Te Verdhezinjtë janë rikthyer edhe Arti Hajdari e Rron Grapci.
Prishtina ka transferuar Jordan Johnson, derisa edhe skuadrat tjera si Rahoveci, Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli kanë bërë disa përforcime.
Më poshtë i keni përforcimet e të gjitha skuadrave: KB SIGAL PRISHTINAJordan Johnson KB GOLDEN EAGLE YLLIDevonte BrownArbër Berisha KB RAHOVECIAltin MorinaJabari CraigRaheem JohnsonKB BASHKIMI Roni Koshi KB PONTE PRIZRENIKeenan Earl WarrenAndre Carnell WolfordKB FERONIKELIErgin GroshaFisnik JunikuArbër Sinani Ajuda Nywesh KB TREPÇAAlante FenerJoe BurtonLaron SmithMusial GjysmaKB LIPJANIJoshua Demario BoutteWarren Di Shaun WinstonDrin RexhaEmmanuel Edcyn Sullivan KB PEJAKeanau Dennis PostArt HajdariDardan BerishaRroni Grapci/Telegrafi/


