Please enter at least 3 characters.

Mbyllen ndeshjet e javës së 25-të në Superligën e Kosovës: Gabojnë Drita dhe Malisheva, Ballkani kthehet te fitoret, Suhareka futet në zonën e rënies 

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 25-të në Superligën e Kosovës, ku kanë dominuar barazimet, ndërsa mysafirët nuk arritën të marrin fitore. 

Ballkani është kthyer te fitorja, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 2-1, ndërsa fitore morri edhe Llapi që mposhti Suharekën me rezultat 2-0.

Gjilani dhe Prishtina u pajtuan me një barazim, që nuk i hyri asnjërës në punë, pasi dhe Malisheva ka barazuar ndaj Feronikeli 74 (0-0).

Në barazim është mbyllur edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës me rezultat 1-1.

Drita mbetet lider me 54 pikë, që vazhdon të ndiqet nga Ballkani që ka 43 pikë.

Malisheva me barazimin e sotëm është në vendin e tretë me 41 pikë. Gjilani është i katërti me 35 pikë, duke u ndjekur nga Prishtina, Ferizaj dhe Dukagjini që kanë nga 32 pikë.

Llapi tani është në zonën e barazhit me 29 pikë, pasi mposhti rivalin direkt Suharekën që po ashtu ka 29 pikë në vendin e nëntë.

Në vendin e fundit është Feronikeli 74, që ka 14 pikë, por nuk po dorëzohet, duke treguar ngritje të fortës më pranverë.

Në javën e 26-të takohen: Ferizaj – Dukagjini, Prishtina – Feronikeli 74, Drita-Gjilani, Llapi – Ballkani, Suhareka – Malisheva. /Telegrafi/