")
Please enter at least 3 characters.

Mbrojtja e Selimit: Prokuroria dështoi të vërtetojë akuzat

Në Gjykatën Speciale pasdite ka nis shpalosjen e fjalës përmbyllëse ekipi mbrojtës i ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Avokati i tij, Geoffrey Roberts deklaroi se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm dhe se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar të vërtetojë krimet e pretenduara.

Robert në hyrje të shpalosjes së fjalës përmbyllëse tha se “ndryshe nga prokuroria ata nuk kanë asgjë për të fshehur lidhur me natyrën dhe përmbajtjen e provave të tyre”.

“Selimi është tërësisht i pafajshëm për secilin prej krimeve të pretenduara në aktakuzë siç e ka vërtetuar mbrojtja në mënyrë të gjerë në dosjen përfundimtare. ZPS thjesht nuk ka arritur të përmbush detyrimin e saj për të vërtetuar asnjërën prej këtyre krimeve të pretenduara përtej dyshimit të arsyeshëm kaq është dhe kjo është çështja jonë me pak fjalë qëndrimi jonë...ZPS duhet të paraqes që janë koherent edhe relevante dhe dëshmi për t’i dëshmuar pretendimet kundër Selimit përtej dyshimit të arsyeshëm në të gjitha këto aspekte ZPS ka dështuar ta bëjë këtë në mënyrë më se të qartë“, tha ai.

Në seancën e sotme mbrojtja e Kadri Veselit e përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të cilën e nisi ditën e mërkurë. Ndërsa, fjalën përmbyllëse tashmë e kanë përfunduar ekipi mbrojtës i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Zyra e Prokurorit të Specializuar, si dhe mbrojtja e viktimave.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë.

Deklaratat përmbyllëse kanë filluar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. /Kp/Telegrafi/