Please enter at least 3 characters.

“Mbretëresha ime” – Komenti i Tristan në postimin e Khloe Kardashian nxit reagime të fansave

2021/01/Untitled-design-11.jpg

Marrëdhënia mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka mbetur ende e pasqaruar.

Përpos aludimeve se janë fejuar, asnjëri prej tyre nuk janë duke u prononcuar deri më tani, shkruan Daily Mail.

Por, në rrjete sociale dyshja po vazhdojnë të këmbejnë komente, të cilat po ngjallin reagime të shumta të fansave.

36-vjeçarja në Instagram publikoi disa fotografi tejet tërheqëse, ku komenti i Tristan assesi nuk mungoi.

“Mbretëresha ime”, ka shkruar basketbollisti në postimin e bukuroshes brune.

Khloe në anën tjetër ishte e veshur mjaft provokuese, që bëri t’i fokusoheshin tipare t formësuara trupore. /Telegrafi/