Please enter at least 3 characters.

"Mbret i tradhtisë" - balada më e re nga Vesa Smolica

2020/02/smolicavesa_83897414_654360078440140_7770285840725630519_n-e1581755704581.jpg

Këngëtarja Vesa Smolica ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

"Mbret i tradhtisë" titullohet kënga e saj e re, e cila është një baladë e lehtë e zhanrit RnB.

Melodia dhe teksti janë realizuar nga vet Vesa, gjersa për orkestrimin dhe incizimin është kujdesur K-Master nga label-i PINT.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja nga Gjakova shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese.

Ana vizuale i është besuar produksionit Gazizh,

Vesa përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive me prurje të reja muzikore, të cilat gjithnjë priten mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/