Please enter at least 3 characters.

Mblidhet Federata e Futbollit të Kosovës

2016/01/mblidhet-federata-e-futbollit-t-euml-kosov-euml-s_hd.jpg

KE analizoi përgatitjet për edicionin e ri të garave dhe konstatoi se ato pi rrjedhin sipas dinamikës së paraparë.

KE kërkoi nga Komisioni për inspektimin e stadiumeve që të dalë sa më parë për të parë gjendjen e tyre dhe për të dhënë vërejtjet eventuale në përmirësimin e të metave dhe kështu stadiumet të jenë të gatshëm për kampionatin e ri.

Komiteti Ekzekutiv do të ketë takim me drejtues të Policisë së Kosovës, që të bashkërendojë veprimet në fushën e sigurisë në stadiumet e futbollit që nga ndeshja e parë aq më parë kur në këtë kampionat do të kemi një monitorim të shtuar nga institucionet ndërkombëtare, thuhet ne njoftimin e federates.

Po ashtu ekzekutivi u bënë thirrje klubeve që të jenë në nivelin e duhur organizativ dhe gjithë segmenteve tjerë për një mbarë vajtje të mirë të garave, sepse klubet i pret një punë e jashtëzakonshme në periudhën e ardhshme dhe edicionin e ri, kur pritet që klubet të jenë pjesë e garave evropiane. Po ashtu, Komiteti Ekzekutiv do të vazhdojë kontaktet dhe bashkëpunimin me UEFA dhe FIFA dhe në muajt në vijim, pritet ardhja e ekspertëve të fushave të ndryshme për të mbajtur seminare të ndryshme, sidomos në ngritjen e kapaciteteve në klubet e futbollit.

Për qenë në përputhje me aktet normative, KE i FFK-s në këtë mbledhje caktoi edhe datën për mbajtjen e Kuvendit të punës, i cili do të mbahet më 4 shtator në orën 17.00. Me këtë Komiteti Ekzekutiv u jep hapësirë të mjaftueshme kohore, klubeve për përgatitje për kuvend dhe njeherit miratoi edhe raportin financiar të FFK-së, shkruan ne fund te komunikates se Federates.