Please enter at least 3 characters.

Mblidhen pesë Komisione parlamentare

2017/04/Komisioni-per-Legjislacion-Mandate-Imunitete-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës diskuton lidhur me shpenzimet financiare të MPB-së.

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, do të shqyrtohet ndryshimi i Statutit të Universitetit "Ukshin Hoti", ndërsa më atë të Komisionit për Punë të Jashtme, do të diskutohet për Bashkëpunimin me Asamblenë Parlamentare të NATO-së.

Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrime Evropiane.

Pikë e rendit të ditës së Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit ndër tjerash është shqyrtimi i Raportit të Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-21.