Please enter at least 3 characters.

Mbi 60% e profesorëve universitar dëshirojnë të largohen nga Maqedonia

2017/05/Universiteti-Kirili-dhe-Metodij.jpg

Nëse do të kenë ofertë për t'u larguar nga vendi, mbi 68% e profesorëve universitar do ta kishin braktisur Maqedoninë.

Kështu thotë hulumtimi i ''Vendosja e kritereve për cilësi në shkencat shoqërore në funksion të pengimit të ikjes së trurit nga Republika e Maqedonisë''.

Ky hulumtim u prezantua në Fakultetin juridik ''Justiniani i I-rë''. Sipas hulumtimit, mbi 20% e të pyeturve tashmë kanë ndërmarrë masa për t'u larguar nga Maqedonia.

40% e të pyeturve do të pranonin të dilnin në vende tjera edhe nëse do të kishin ofertë pune në profesione tjera./Telegrafi/