Please enter at least 3 characters.

Mbështetësit e OBRM-PDUKM-së protestuan para Gjykatës Penale (Video)

2017/06/protesta-vmro.jpg

Nuk ishte e planifikuar asnjë protestë për të mbrojtur krimet e ish-pushtetit por një gjë e tillë ndodhi, që e zu policinë të papërgatitur, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për protestën e mbështetësve të OBRM-PDUKM-së për të mbrojtur, siç thonë ato, shtetin nga Prokuroria Speciale Publike të Maqedonisë.

Kjo protestë vjen pas konferencës për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë ku u hapën 18 lëndë me 17 aktakuza.

Në protestë ishin përafërsisht 300 persona sipas MPB-së. Protesta nuk pati ndonjë incident ndërsa ndërkohë ishin bllokuar rrugët e udhëkryqit në mes rrugëve ''K.Misirkov'' dhe ''G.Dellçev.

Përndryshe, konferencën e PSP-së e ''sulmoi'' edhe Nikolla Gruevski i cili tha se mision i PSP-së është të shkatërrohet partia e tij. /Telegrafi/