Please enter at least 3 characters.

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 32,760 doza të vaksinës Pfizer

2021/07/219682097_10158902049586523_7940359421273123392_n.jpg

32,760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,611,550 vaksina kundër coronavirusit.

Në postimin e tij, Rama shkruan se vaksinimi do të vijojë me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.

Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19, ndërkohë që nuk janë shënuar viktima.