Please enter at least 3 characters.

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

2019/05/mbappe.jpg
313:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 12: Kylian Mbappe of PSG celebrates after scoring his sides second goal during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Manchester United and Paris Saint-Germain at Old Trafford on February 12, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kylian Mbappe ka vënë të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain para një dileme të madhe, duke thënë se ajo mund të jetë diku tjetër.

Fituesi i Kupës së Botës ka mare çmimin e lojtarit më të mirë të sezoni në Ligue 1, ndërsa ka bërë një deklaratë interesante rreth të ardhmes së tij.

Francezi ka kohë që po lidhet me një kalim te Real Madridi, por  PSG insiston se nuk do ta lejojë largimin e tij, ndërsa vlera në treg besohet të jetë rreth 250 milionë euro.

“E ndjej se është koha që të kem më shumë përgjegjësi. Ndoshta këtu në Paris, do të isha i lumtur, por ndoshta edhe diku tjetër”, ka thënë sulmuesi francez kur është pyetur rreth të ardhmes së tij.

“Aktualisht jam në kulmin e karrierës time. Dua të provoj gjëra të reja dhe që mbaj përgjegjësi vetëm unë. Çfarëdo që ndodh, faleminderit nga të gjithë”, ka shtuar më tej Mbappe. /Telegrafi/