")
Please enter at least 3 characters.

Mazda MX-5 e ka këtë mundësi të thjeshtë, që po adhurohet nga pronarët e super-makinave (Video)

2016/07/Mazda-MX-5-e-ka-kete-mundesi-te-thjeshte-qe-po-adhurohet-nga-pronaret-e-super-makinave-foto.jpg

Teknologjia e lartë, luksi, komoditeti dhe fuqia, janë zakonisht gjërat që kërkohen nga klientët, që ta ketë vetura tyre e re.

Por, modeli i ri nga Mazda e ka një mundësi të thjeshtë dhe manuale, por që po duket shumë e mirë, nga pronarët që kanë makina të shtrenjta.

Hapja dhe mbyllja e tavanit të kupesë MX-5, bëhet me tërheqjen e një doreze të vogël, dhe më pas paloset me lehtësi, transmeton Telegrafi.

Njëjtë bëhet edhe mbyllja e pjesës së sipërme të veturës, me anë të këtij kapaku që manipulohet shumë shpejt.

“Shumicën e kohës kam vozitur me tavan të hapur, por vendosa ta mbyll, dhe këtë e përfundova derisa po prisja në semafor”, dëgjohet duke thënë shoferi, i cili e tregon nga afër këtë mundësi.

Në fakt, në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni nga afër këtë kupe nga Mazda, e cila është shumë e kërkuar dhe e shitur. /Telegrafi/