Please enter at least 3 characters.

Mauro Icardi fiton betejën ligjore me Wanda Narën - gjykata rrëzon kërkesat milionëshe të divorcit

Wanda dhe Mauro

Divorci mes futbollistit Mauro Icardi dhe modeles argjentinase Wanda Nara ka marrë një kthesë të re, pasi gjykatat italiane kanë rrëzuar kërkesat financiare të saj gjatë procesit të ndarjes.

Çifti, i cili njoftoi ndarjen në vitin 2022 pas gati 10 vitesh martesë, ka qenë në një përballje ligjore për ndarjen e pasurisë dhe mbështetjen financiare.

Icardi publikoi një deklaratë në rrjetet sociale ku tha se gjykata kishte refuzuar kërkesat që ai i cilësoi 'të jashtëzakonshme', përfshirë kërkesën për 250 mijë euro në muaj për Wanda Nara, 65 mijë euro për secilën vajzë të tyre dhe 100 mijë euro në muaj si pjesë e marrëveshjes së divorcit.

Mauro Icardi

Ai tha se edhe apeli i bërë ndaj vendimit ishte shpallur i papranueshëm nga gjykata italiane.

Foto: Instagram

Icardi dhe Wanda Nara u martuan në vitin 2014 dhe kanë dy vajza, Francesca dhe Isabella.

Wanda Nara

Marrëdhënia e tyre ka kaluar disa kriza ndër vite, përfshirë akuzat për tradhti ndaj futbollistit në vitin 2021.

Icardi, ish-sulmues i Interit, Paris Saint-Germain dhe Galatasaray, ka shënuar mbi 250 gola në karrierën e tij dhe aktualisht është pa klub.

Wanda dhe Mauro

Ai deklaroi se mbetet edhe vetëm një hap para finalizimit zyrtar të divorcit. /Telegrafi/

Wanda