Please enter at least 3 characters.

Matt LeBlanc: Fansat akoma më njohin si Joey

2019/01/MattLeblancfriends-3.jpg
207:"NEW YORK, NY - APRIL 30: Actor Matt LeBlanc attends Tribeca TV: "Episodes" during 2017 Tribeca Film Festival on April 30, 2017 in New York City. (Photo by Noam Galai/Getty Images for Tribeca Film Festival)
10:"Noam Galai

Edhe 15 vjet pas përfundimit të serialit "Friends", Matt LeBlanc akoma njihet si karakteri i tij, Joey Tribbiani.

Aktori amerikan u bë i famshëm pikërisht me serialin e popullarizuar televiziv, i cili është transmetuar gjatë viteve 1994-2004, prandaj ai identifikohet pikërisht me atë rol.

Matt LeBlanc në rolin e Joey Tribbianit (Foto: Warner Bros. Television/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, 51-vjeçari ka thënë me shaka se të rinjtë që e shikojnë tash serialin, mendojnë se LeBlanc është babai i Joey Tribbianit.

"Para disa vitesh, isha duke ecur rrugës dhe një fëmijë mu afrua dhe më tha se dukem si babai i Joeyt. I thashë: 'Ik!', sepse këtë do ta thoshte një i moshuar", ka thënë aktori.

Ai ka treguar po ashtu, se derisa punonte në një emision në radio para disa muajsh, një person i ishte afruar dhe e kishte thirrur Joey.

Protagonistët e serialit "Friends": David Schwimmer (Ross Geller), Courteney Cox (Monica Geller), Jennifer Aniston (Rachel Cook), Matthew Perry (Chandler Bing), Matt LeBlanc (Joey Tribbiani) dhe Lisa Kudrow (Phoebe Buffay) (Foto: Warner Bros. Television/Getty Images/Guliver)

"E imitonte Joeyn nga seriali dhe ashtu më përshëndeti. U befasova që seriali akoma po sillet përreth", ka theksuar Matt.

Komiku ka thënë se i pëlqen fakti që seriali është i veçante dhe nuk ka një publik të caktuar, dhe se mund të shikohet në çdo kohë.

"Duket se gjithmonë do të jetë një gjeneratë e re, e cila do ta shikojë atë serial dhe do të identifikohen me problemet, me të cilat kemi kaluar në serial. Mendoj se është një serial i shkëlqyer, jam krenar për të dhe suksesin që ka arritur", ka deklaruar LeBlanc. /Telegrafi/