")
Please enter at least 3 characters.

MASH shpall konkurs për regjistrim në shkollat e mesme

2016/04/Ministria-e-Arsimit-dhe-Shk-ne-Mk-1.jpg

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur thirrje publike për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme për vitin e ri shkollor 2020-2021, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me konkursin përcaktohet mundësia për regjistrimin e nxënësve sipas kurrikulave për: arsim gjimnaz, matematikë natyrorë, shoqërore-humane, gjuhësorë-art, arsim profesional (arsim teknik - katër vjet, arsim profesional - tre vjet dhe dy vjet), arsim i mesëm për nxënës me nevoja të veçanta arsim dhe arsim gjimnaz në Matematikë dhe Informatikë.

Afati i parë i regjistrimi të nxënësve është në 16 dhe 17 qershor 2020, ndërsa rezultatet e regjistrimit do të publikohen më në 18 qershor 2020.

Afati i dytë i regjistrimit do të bëhet në 24 dhe 25 Qershor 2020, ndërsa rezultatet do të shpallen më 26 qershor 2020.

Afati i tretë i regjistrimit do të bëhet më 29 qershor 2020, ndërsa rezultatet publikohen më 30 qershor 2020./Telegrafi/