Please enter at least 3 characters.

Masat e Ali Pashës, gjatë epidemisë së kolerës

2016/01/grafik-euml-mbres-euml-l-euml-n-euml-se-e-vitit-1897-janina-kryeqyteti-i-shqiptar-euml-ve_hd.jpg

Në librin e Sabri Godos për Ali Pashë Tepelenën, ka një moment ku tregohen masat e marra nga kreu i Janinës, në fund të shekullit XVIII kur plasi epidemia e kolerës, siç e quanin.

Në atë kohë, qyteti që drejtonte Ali Pasha kishte afërsisht 40 mijë banorë. Të bën përshtypje numri i shtretërve për atë popullsi (150) e po ashtu, rregullat e rrepta dhe strikte që askush nuk guxonte t’i vinte në dyshim.

“Në urdhrin e ri të Aliut, kërkohej zierja e ujit dhe e enëve, spërkatja e banesave dhe dyqaneve me gëlqere, djegia në breg të liqenit të plaçkave të shtëpisë ku dyshohej për sëmundje. Rregulla të reja ishin vënë për shitblerjet. Nenet e kësaj bujurdie duhet ti dinin përmendësh mejhanexhinjtë, berberët, tregtarët. Shkelja më e vogël paguhej me vulosjen e dyqanit dhe plasjen në birucë. Çdo njeri që vuante nga një sëmundje e dyshimtë dërgohej në spitalin me njëqind e pesëdhjetë shtretër të hapur nga Aliu ku shërbenin mjekë të njohur. Njerëzit u gëzoheshin këtyre masave, por edhe ruheshin prej tyre”, shkruhet në librin e Godos, që është biografia më e realizuar për Ali Pashë Tepelenën.