Masakër në kinemanë amerikane (Video)
Ndërsa dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se një person, i veshur si personazh negativ nga filmi “Batman: The Dark Knight Rises”, ka hapur zjarr dhe ka hedhur disa objekte që ngjasonin me bomba gazi. Një spital i afërt, Qendra Mjekësore Suedeze, është njoftuar që të bëjë gati kushtet për të pritur disa dhjetëra persona, ka raportuar kanali informativ 9News.
Numri i të vdekurve ka arritur në 12. Sulmuesi është një 24 vjeçar. Ai është kapur jashtë kinemasë. “Denver Post” shkruan se ai quhet James Holmes, i lindur më 1987.
Ndërkohë, një dëshmitar ka thënë për kanalin se gjatë një skene të shtënash të filmit, ai dëgjoi të shtëna të fuqishme dhe pa të dilte tym, duke menduar se ishin efekte speciale “live”.
“Plumbat erdhën nga muri i sallës ngjitur”, ka thënë dëshmitari.
Ndërsa një tjetër person, i cituar nga CNN ka deklaruar: “Një tip ngjiti me ngadalë shkallët duke hapur zjarr ndaj njerëzve që i dilnin përpara”.
Sulmuesi, thonë dëshmitarët, nuk kishte ndonjë cak të veçantë.
Policia është duke marrë qindra vetë në pyetje. /Telegrafi/


