Please enter at least 3 characters.

Martohen Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger

2019/06/KatherineSChrisPratt.jpg
283:"LOS ANGELES, CA - APRIL 22: (L-R) Katherine Schwarzenegger and Chris Pratt attend the Los Angeles World Premiere of Marvel Studios' "Avengers: Endgame" at the Los Angeles Convention Center on April 23, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Jesse Grant/Getty Images for Disney)
23:"Getty Images for Disney

Vajza e aktorit legjendar Arnold Schwarzenegger, Katherine, është martuar me yllin hollivudian, Chris Pratt.

Sipas burimeve të afërta me çiftin, në martesën e tyre në Kaliforni kanë qenë të pranishëm vetëm anëtarët e dy familjeve dhe miqtë e ngushtë - raporton CNN.

"Dita më e mirë në jetën time. Jemi bërë burrë dhe grua para Zotit, familjeve tona dhe atyre që i duam. Ka qenë një ceremoni intime dhe emocionuese. Ndihemi të bekuar që fillojmë një kapitull të ri në jetët tona", ka shkruar Pratt në rrjetet sociale.

Çifti u fejua në muajin janar të këtij viti pas lidhjes shtatëmujore, ndërsa tashmë e kanë dërguar një nivel më lartë marrëdhënien e tyre.

Kjo është martesa e dytë e Pratt, i cili nga martesa e parë tetëvjeçare me aktoren Anna Faris, ka një djalë. /Telegrafi/