Please enter at least 3 characters.

Marquinhos: Duhet të përmirësohem

2016/01/marquinhos-duhet-t-euml-p-euml-rmir-euml-sohem_hd.jpg

Braziliani nuk ishte një startues i rregullt sezonin e kaluar, duke bërë vetëm 21 paraqitje në Ligue 1, pas transferimit nga Roma. Por 20-vjeçari shpreson se gjërat do të ndryshojnë këtë sezon.

“Sezonin e kaluar nuk kisha një rend të rregullt teknikisht si startues te PSG. Por kam pasur një seri të mirë të ndeshjeve në fillim të këtij sezoni për shkak të Botërorit dhe të gjithë lojtarët të cilët ishin në pushime”.

“Kam luajtur çdo ndeshje deri tash, që nga para-sezoni deri në fillim të sezonit – ka qenë një seri e mirë për mua”.

“Fillimisht do të qëndroj te PSG. Dua të vazhdoj të punoj këtu. Ka pasur disa biseda me klube të tjera, por presidenti menjëherë i mbylli ato dhe refuzoi të negociojë për mua”, ka thënë ai për ESPN Brasil. /Telegrafi/