Please enter at least 3 characters.

Marotta: Nedved dhe unë tani jemi armiq në futboll

2018/12/Giuseppe-Marotta-Pavel-Nedved-e1545122049875.jpg
278:"VERONA, ITALY - FEBRUARY 03: Giuseppe Marotta (L), general manager of Juventus and Pavel Nedved look on during the Serie A match between AC Chievo Verona and Juventus FC at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on February 3, 2013 in Verona, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)
12:"Getty Images

Giuseppe Marotta te Interit është diçka që nuk është pritur aspak mirë te Juventusit.

Këtë e tregojnë më së miri edhe fjalët e zëvendës-presidentit të Zonjës së Vjetër, Pavel Nedved, ikona çeke tha se 'Beppe' mund të jetë një profesionist i madh, por kurrë nuk ishte një tifoz i Juves.

Pasi kjo deklaratë u përfol shumë në media, ish-mesfushori i bardhezinjve iu kthye edhe një herë kësaj çështje, duke thënë se nuk ishte sulm për drejtorin e ri të Interit, por vetës se ishin fjalë të një personi të lënduar emocionalisht.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Duket se gjitha kjo nuk i bën edhe shumë përshtypje Marottas, i cili e shikon tani Juven si një rival drejt qëllimeve të tij.

"Tani jam te Interit dhe nuk është një detyrë e lehtë pas shumë viteve të kaluara te Juventusit. Pavel dhe unë tani jemi armiq në futboll, por jeta vazhdon".

"Tani varet nga unë të ndërtoj një skuadër e cila nuk ka qenë në krye në vitet e fundit", ka thënë Marotta.

Me ardhjen e Marottas klubi nga Milano pritet të bëjë një treg të transferimeve të madh, që do ta rivalizonte Juven seriozisht për titull në sezonin e ri. /Telegrafi/