Please enter at least 3 characters.

Marotta: Duhet të marrim shembull Ligën Premier për shkurtimin e afatit kalimtar

2017/09/marotta.jpg

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta mirëpret lëvizjen e Ligës Premier për ndryshimin e afatit të transferimeve dhe dëshiron që Serie A të ndjekë këtë shembull.

Është njoftuar sot se klubet angleze tani do të jenë në gjendje të blejnë lojtarë deri të enjten e fundit para fillimit të ligës.

Marotta, i cili është gjithashtu President i Shoqatës së Drejtuesve të Sporteve, ka kohë që ka qenë një avokat i qasjes së tij dhe është pyetur nga Sky për reagimin e tij ndaj këtë vendimi të Ligës Premier.

“Ky është një vendim të cilin e prita me kënaqësi të madhe”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky.

“Është zgjedhja e duhur. Duke pasur një afat kalimtar kaq të gjatë transferimesh krijohen trazira, një klub i mirëfilltë ka sukses duke planifikuar një fushatë transferimesh”.

“Tregu i transferimeve duhet të jetë i kufizuar, nuk mund të keni lojtarë që lëvizin kur ligat kanë filluar tashmë”.

“Liga jonë e Serie A tani duhet t’i drejtohet FIGC-së, me një opinion të fortë që vjen nga të gjitha klubet”.

“Vendimi është për Federatën, por të gjitha ligat e mëdha duhet të jenë në një vijë”, përfundoi menaxheri i përgjithshëm i Juventusit. /Telegrafi/