Please enter at least 3 characters.

Marku nuk harron t’i përshëndes fansat e tij shqiptarë: Ua kam dhënë fjalën për fitore, faleminderit për përkrahjen

2020/11/EmfrQPTWMAE2LDz.jpg

Pas 11 muajve boksieri shqiptar Florian Marku është rikthyer sonte në ring për ta vazhduar karrierën me fitore.

Përballë tij ishte boksieri anglez, Muma Mweemba, i cili mbijetoj vetëm disa sekonda pasi Marku e nokautoi madje tri herë për të mos u zgjuar më.

Ai ka folur me shumë pasion pas meçit duke thënë se boksi është jeta e tij, nuk është vetëm hobi.

“I thash edhe trajnerit, kur unë i vë në dorë këto doreza, ndjehem sikur kam bomba në duar”.

“E prisja që do të fitoja, e dija që ai do të bie”.

Në fund ai i përshëndeti edhe në shqip fansat e tij që janë të shumtë si në Shqipëri ashtu edhe në trojet e tjera shqiptare.

”Kjo është jeta ime. Ky nuk është hobi, kjo për mua është mbijetesë. E jap tërë jetën për këtë... E kam ditur se ai do të bie në tokë".

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ju kam thënë dhe e mbajta fjalën”, ka thënë në gjuhen shqipe Florian Marku në mikrofonin zyrtar të meçit. /Telegrafi/