Please enter at least 3 characters.

Maradona mungon në premierën e dokumentarit për jetën e tij për shkak të lëndimit

2019/05/DiegoMaradonafk.jpg
320:"SAN LUIS POTOSI, MEXICO - MAY 05: Diego Maradona coach of Dorados looks the game during the final second leg match between Atletico San Luis and Dorados de Sinaloa as part of the Torneo Clausura 2019 Ascenso MX at Estadio Alfonso Lastras on May 5, 2019 in San Luis Potosi, Mexico. (Photo by Refugio Ruiz/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, nuk ka marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar mbi jetën e tij në Festivalin e Filmit në Kanë, për shkak të një dëmtimi të shpatullës, njoftuan producentët e filmit.

"Diego Maradona me keqardhje të thellë njofton se nuk mund të marrë pjesë në premierën botërore të filmit të tij", kanë thënë producentët, transmeton KP.

Filmi ndjek ngritjen e yllit argjentinas në Napoli, përmes titullit të kampionatit botëror si kapiten i Argjentinës, por edhe ndriçimin dhe momentet e ngritjes së tij, jetën ekstravagante dhe luftën me varësinë e drogës.

Dokumentari "Diego Maradona" është në regji të Asif Kapadia, i cili bëri filmin "Senna", në lidhje shoferin e Formula 1 me të njëjtin emër dhe "Amy" kushtuar këngëtares Amy Winehouse.