Please enter at least 3 characters.

Maradona, drejtor sportiv i Dynamo Brestit

2018/05/maradona.jpg
131:" during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Liverpool at Wembley Stadium on October 22, 2017 in London, England.
17:"Richard Heathcote

Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, u emërua drejtor i Dynamos nga Bresti.

Argjentinasi ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me dëshirën për të ndihmuar Dinamon që të thyejë sundimin 12-vjeçar të BATE Borisovit në Bjellorusi.

Legjenda 57-vjeçar do të punojë në zhvillimin e klubit, por gjithashtu do të merr vendime lidhur me stafin dhe lojërat ndërsa do të jetë edhe mbikëqyrës i shkollës së futbollit të klubit.

Diego Maradona (Getty Images)

Maradona u shkarkua muajin e kaluar si trajner i Fujairah, ekip i ligës së dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe, por shpejt gjeti një angazhim të ri.

Theksojmë se Maradonas i është mohuar hyrja në SHBA pas komenteve të ‘çmendura’ që bëri për Presidentin e shtetit, Donald Trump.

Maradona ka pasur probleme edhe në të kaluarën me Shtetet e Bashkuara – që datojnë më shumë se 20 vjet.

Gjatë Kupës Botërore të vitit 1994, ai dështoi në testin e drogës duke rezultuar pozitiv dhe më pas u dërgua në shtëpi nga kampi i Argjentinës. /Telegrafi/