Maqedonia mori 8,2 milionë euro nga BE-ja për zbatimin e Programit Erasmus për vitin 2026
Maqedonia mori 8.2 milionë euro nga BE-ja për zbatimin e Programit Erasmus në vitin 2026 për zbatimin e programit ERASMUS+ të Komisionit Evropian, dedikuar arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, Maqedonia këtë vit mori buxhetin më të madh që nga pjesëmarrja e saj si vend pjesëmarrës në program, njoftojnë nga Ministria e Arsimit të RMV-së.
"Me rreth 8,2 milionë euro do të financohen projekte të përbashkëta të institucioneve arsimore maqedonase, institucioneve dhe organizatave civileme partnerë nga vendet e BE-së, si dhe vizita të shkurtra kërkimore dhe studimore.
Mundësitë për rrjetëzim, fushat prioritare, procedura për përgatitjen e projekteve dhe afatet për aplikim u prezantuan sot në konferencë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në prani të rektorëve të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në vend, përfaqësuesve të shkollave, shoqatave qytetare dhe përfituesve të tjerë potencialë të fondeve në kuadër të programit ERASMUS, u drejtuan kryetari i Qeverisë,Prof.Dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, si dhe drejtorja e Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, Ana Mihajllov.
Në konferencë u theksua se në fokus të programit janë të rinjtë, përkatësisht forcimi i njohurive dhe aftësive të tyre brenda kufijve të BE-së, me të cilat më pas do të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit të tyre", thonë nga MSH.
Ministrja Janevska, thuhet në deklaratë, vlerëson se edhe këtë vit do të ketë përdorim efikas të mundësive, sepse shteti ka bazë ligjore të fuqizuar, ku komponentë të detyrueshme janë mobiliteti, dimensioni evropian dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, janë fuqizuar edhe kapacitetet e Agjencisë Kombëtare, e cila ka udhëheqje të re profesionale dhe strukturë të mirë të brendshme, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës si autoritet kombëtar përforcon mekanizmat e kontrollit të gjithë procesit të zbatimit të programit ERASMUS./Telegrafi/


