Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, projekt për deinstitucionalizim në sektorin social

2017/05/Debat-ne-Infoqendren-10-maj.jpg

Në Infoqendrën e BE-së në Shkup u promovua projekti ''Ndihmë teknike për mbështetje të procesit të deinstitucionalizimit në sektorin social'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti ka për qëllim të vlerësojë cilësinë dhe kapacitetet për shërbimet e tanishme që sigurohen nga sektori social, përditësimi i strategjisë për decentralizim të sistemit të sigurimit social, vërtetimi i lokacioneve të reja për banim në bashkësi, mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve, etj.

Sipas AIM-së, projekti është i strukturuar nga dy përbërës që do të drejtohen kah qasja pjesëmarrëse dhe do të përfshijë analizën e situatës dhe vlerësimin e strategjisë kombëtare për decentralizimin e institucioneve kyçe dhe të veçanta, si edhe vërtetimi dhe vlerësimi i tetë lokacioneve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, qeverisjet lokale dhe sektorit qytetar. /Telegrafi/