Maqedoni, komunikacioni zhvillohet nëpër korsi të lagëta, ndalesë për kamionë në Mavrovë dhe Strazhë
05/01/2019
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të lagëta. Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ka në rrugën Mavrovë - Dibër dhe Gostivar - Kërçovë përmes Strazhës.
Apelohet të vozitet me vëmendje dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës ndërsa për shkak temperaturave të ulëta, karakteristike për orët e mëngjesit dhe të natës ka mundësi të shfaqjes së ngricës.
Nga "Rrugët e Maqedonisë" informojnë se ekipet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe se po i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore.
Intensiteti i komunikacionit jashtë qytetit është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritja për hyrje-dalje nga shteti./Telegrafi/


