Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, komisioni Legjislativ zhvillon dy seanca

2018/09/Kuvendi-2-me-llogo-e1539946700922.jpg

Komisioni Legjislativ dhe Komisioni për Transport, Lidhje dhe Mjedis do të zhvillojnë seanca sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Komisioni Legjislativ do të zhvillojë dy seanca. Në krye të rendit të ditës janë propozim ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore - leximi i dytë, dorëzuar nga deputetët: Ivana Tufegxhiq, Meri Lazarova, Sllagjana Mitovska, Nevenka Stamenkovska Stojkovski, Agim Shaqiri, Teuta Bilalli, Nola Ismajlovska, Rexhep Mememdi dhe propozim ligji për të drejtat e komuniteteve që janë më pak se 20% të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu në leximin e dytë.

Në seancën është propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, i cili miratohet në procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë./Telegrafi/